Haradinaj ndalon Vuçiç të vizitojë Drenicën

schedule10:20 - 9 Shtator, 2018

schedule 10:20 - 9 Shtator, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anauluar lejen për vizitën e presidentit serb Vuçiç në Drenicë. Ai ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Vendimi erdhi pas protestave ku qytetarët e Drenicës bllokuan rrugën me mjete të rënda transporti.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj. Vizita e Vuçiç është pritur me protesta në fshatin Banjë të Skënderajt. Banorët dhe veteranët e UÇK-së të zonës bllokuan rrugët që dërgojnë në atë fshat. Në barrikadat e ngritura, protestuesit kishin vendosur pankartat ku shkruhej “Vuçiç nuk kalon”. Me pas ata i vunë flakën gomave dhe drurëve që kishin përdorur për ngritjen e barrikadave. I informuar mbi bllokimin e rrugëve në shenjë proteste kundër Presidentit Vuçiç, ky i fundit pati një mesazh për ta.

“Gjërat duhet të zgjidhen me fjalë, jo me armë”, ishte komenti i Vuçiç. Madje, sipas asaj që përcjellin mediat kosovare, në komentin e tij, garantoi se do të jetë edhe më i përkushtuar që të sigurojë paqe mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Por, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar hyrjen në Drenicë, presidentit seb, Aleksandër Vuçiç, mediat serbe shkruajnë se ky i fundit përmes rrugëve dytësore tashmë gjendet në fshatin Banjë. Ndërsa vetë Vuçiç shfaqet duke diskutuar me uniformat blu të Kosovës, duke sqaruar mbi situatën./abcnews.al