Largimi I kryeministrit, Albin Kurti, nga qeveria është e vetmja zgjidhje sipas opozitës në kosovës për tu larguar nga situata e krijuar pas dështimit të raUndit të fundit të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se veprimet e fundit të kurtit nuk po dëmtojnë askënd tjetër veçse popullin.
“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij. Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”
Paralajmërimi për një tjetër paketë sanksionesh ka shqetësuar edhe kreun e partisë demokratike në kosovë, Memli Krasniqi. Ky i fundit ka deklaruar se “kokëfortësia” e kurtit do i kushtoi shumë vendit.
“Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme. Tani, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar.”
Në fillim të korrikut Bashkimi Evroipian vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës pasi sipas zyrtarëve, Kurti nuk u koordinua me aleatët duke shkaktuar tensione në veri të Kosovës.