Haradinaj emëron ministrin e ri të Brendshëm

schedule15:27 - 13 Prill, 2018

schedule 15:27 - 13 Prill, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin, ministër të Punëve të Brendshme. Njoftimi i shefit të qeverisë ka ardhur përmes një mesazhi në Facebook.

Ministri i ri u emërua në postin që mbeti vakante pas dorëheqjes së ministrit Flamur Sefaj për shkak të ekstradimit të 6 shtetasve turq në mënyrë sekrete.

“Bejtush Gashi i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, shkruan Haradinaj.

Ndërsa më tej nënvizon se ministri i ri ka mbështetjen e plotë të qeverisë në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë./abcnews.al