UEFA ka rikujtuar pak çaste më parë se shkallët e stadiumeve për ndeshjet e kompeticioneve të saj do të hapen, por jo në kapacitet të plotë. Pra të gjithë ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Nations League do të kenë tifozë, deri në 30% të kapaciteteve të stadiumeve ku do të zhvillohen takimet.
“Pas ndeshjes që Superkupës së Europës, që shërbeu si provë për ne, UEFA do të lejojë rikthimin e tifozëve në stadium. Ata do të mund të ndjekin ndeshjet, nëse kërkesa miratohet nga autoritet lokale”, shkruhet në deklaratën zyrtare.
?️ Following the pilot at the #SuperCup, UEFA has allowed the partial return of spectators at its matches, subject to approval from local authorities.
– Max 30% of stadium capacity
– 15 key points to the Minimum Health and Hygiene Requirements
– Social distancing required#UCL— UEFA (@UEFA) October 20, 2020
Gjithashtu në postimin e UEFA-s janë theksuar dhe tre pikat bazë që duhen respektuar për hapjen e stadiumeve. E para është që stadiumet mund të hapen maksimumi deri në 30% të kapaciteteve të tyre dhe jo më shumë. Më pas janë 15 kërkesat minimale për shëndetin dhe higjenën në stadium si dhe pika e fundit është sigurisht distancimi mes tifozëve. /abcnews.al