Hapja e negociatave, vendimi për Shqipërinë në Tetor

schedule17:15 - 18 Qershor, 2019

schedule 17:15 - 18 Qershor, 2019

Këshilli Evropian do të marrë në fund të Tetorit një vendim substancial për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë vendim morën Ministrat e Jashtëm në takimin e sotëm në Luksemburg, që thanë se për arsye kohe Bashkimi Evropian vijon shqyrtimin e rekomandimeve te Komisionit.

“Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë lënë mënjanë konkluzionet ambicioze lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE. Në këto konkluzione thuhet se mbahet shënim për rekomandimet e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive, të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli i Evropës vitin e kaluar. Por suke u nisur nga koha e kufizuar në dispozicion, duke u nisur nga rëndësia e marrjes së vendimit për të dyja vendet Këshilli Evropian do t’i kthehet këtij vendimi në fund të tetorit të këtij viti për të marrë një vendim substancial”, tha Erisa Zyka gazetare e ABC News në Bruksel./ABC News Albania 24/7