Hapi rrugë pa leje për ta çuar te lokali, e pëson 46-vjeçari në Vlorë

schedule12:12 - 14 Korrik, 2022

schedule 12:12 - 14 Korrik, 2022

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 46-vjeçar në Vlorë, pasi ka tentuar të hapë rrugë pa leje. Sipas policisë, G. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë dyshohet se ka hedhur inerte, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Panaja, me qëllim për të krijuar një rrugë kalimi në drejtim të lokalit të tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, Vlorë, pasi dyshohet se ka hedhur inerte, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Panaja, me qëllim për të krijuar një rrugë kalimi në drejtim të lokalit të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!