Pas disa orësh pune, aktualisht qarkullohet në të dyja krahët rruga Vlorë-Radhimë.
Gjatë ditës së martë, lëvizja e mjeteve kryhej me vështirësi, vetëm në njërin krah, pranë zonës së quajtur Kalaja tek Uji i Ftohtë.
Reshjet krijuan probleme me rrëshqitjet e dherave, që përfunduan në rrugë.
Për të bërë të mundur hapjen e saj, u desh ndërhyrja e mjeteve të rënda.
Ky aks nacional mbetet gjithmonë problematik nga shkarjet e dherave, sa herë që ka reshje./abcnews.al
Hapet totalisht rruga Vlorë-Radhimë që u bllokua nga rrëshqitjet e dherave
schedule10:24 - 3 Janar, 2018
schedule 10:24 - 3 Janar, 2018