Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Elbasan–Qafë Thanë, avancojnë punimet/ Hapet segmenti Labinot–Mirakë, i gjatë 7.5 kilometra

schedule08:24 - 7 Gusht, 2026

schedule 08:24 - 7 Gusht, 2026

Avancojnë punimet përgjatë korridorit VIII .

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  njofton të gjithë drejtuesit  e mjeteve që është hapur për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm me gjatësi prej 7.5 kilometrash .

Ky segment do të jetë me dy korsi dhe nis nga fshati Labinot –Fushë deri  500 metra pas fshatit Mirakë . Hapja e këtij segmenti pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, të rrisë sigurinë rrugore dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset që përdorin këtë aks çdo ditë për të lëvizur nga Tirana në drejtim të Juglindjes dhe anasjelltas.

Ky investim është pjesë e projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan–Qafë Thanë, një nga akset më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend dhe pjesë e Korridorit VIII, që lidh Shqipërinë me vendet e rajonit.

Me avancimin e punimeve, zgjerimi i plotë i këtij aksi synon të ofrojë standarde më të larta infrastrukturore dhe një lidhje më të shpejtë e më të sigurt mes Elbasanit, Qafë Thanës dhe më tej me Korridorin VIII.

Korridori VIII ka rëndësi strategjike për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, pasi krijon një lidhje lindje–perëndim në Ballkan dhe lehtësi për  shkëmbimet tregtare mes rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!