Hapet kopshti e çerdhja e re në kombinat, Veliaj: Do rindërtohen shtëpitë e dëmtuara

schedule14:18 - 28 Shtator, 2019

schedule 14:18 - 28 Shtator, 2019

Një kopsht dhe çerdhe e re i shtohen zonës së Kombinatit. Gjatë inaugurimit, kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj garantoi banorët e kësaj zone të prekur nga tërmeti se shtëpitë e pabanueshme do t’u rindërtohen.

Rreth 150 fëmijë në zonën e Kombinatit tashmë do të kenë një çerdhe dhe një kopsht të ri. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi se ne këtu përveç ofrimit të shërbimit psikosocial do të ketë dhe një mjek që do të monitoroi zhvillimin fizik të fëmijëve, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta.

 “Jam shumë i lumtur që logopedistët, psikologët, i gjithë stafi ynë ndihmës, do t’i kushtojë një hapësirë të veçantë fizike, por edhe kohore, të gjithë engjëjve tanë që kanë aftësi ndryshe, të cilët meritojnë të njëjtin shans për sukses, si gjithë fëmijët e tjerë të Tiranës”, tha Veliaj.

Nga Kombinati  kryebashkiaku siguroi banorët e prekur nga pasojat e tërmetit se banesat e tyre të dëmtuara do të rindërtohen, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit.

 “Doja shumë që të vazhdojmë edhe me adoptimin e disa hapësirave që kemi identifikuar këtu në Kombinat, apo në zonat përreth. Pra, për të gjithë donatorët që duan të adoptojnë një shtëpi në Kombinat, të sigurohemi që, siç kemi bërë shtëpinë e përbashkët, ashtu edhe shtëpitë individuale t’i bëjmë në kohë rekord, para Vitit të Ri, qoftë për banesat më të dëmtuara, qoftë me disbursimin e parave për banesat më pak të dëmtuara”, tha kryebashkiaku.

Pasojat e tërmetit, por edhe të reshjeve të fundit vuri ne dukje kryebashkiaku meritojnë vëmendje dhe reflektim për atë që i kemi bërë natyrës ndërsa u shpreh se është koha për t’i dhënë fund e zaptimit të hapësirave publike apo të institucioneve arsimore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!