Hapen hotelet karantinë në Korçë për shqiptarët që kthehen nga Greqia

schedule10:27 - 12 Prill, 2020

schedule 10:27 - 12 Prill, 2020

Shqiptarët që janë futur në Shqipëri gjatë ditëve të fundit nga Kapshtica janë akomoduar në disa nga hotelet e hapura në Korçë për karantinimin e tyre.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se deri më tani janë hapur tre hotele që janë bërë gati për të pritur shqiptarët të cilët janë rezident në Shqipëri dhe janë lejuar që të futen në atdhe, ndërsa të tjerët që nuk janë rezident janë kthyer.

Burime për Abc News bëjnë me dije se pritet që të ketë një numër të shtuar të shqiptarëve që do të kthehen në atdhe, të cilët do të karantinoren me shpenzimet e tyre në ndonjë nga hotelet e hapura në Korçë për një periudhë 14 ditore. Në disa raste ka pasur kundështime të cilët kanë deklaruar se e kanë të pamundur që ti përballojnë këto shpenzime dhe duke qenë se janë nga fshatrat e Devollit kanë kërkuar që të nuk janë lejuar nga policia.

Ndërkohë rreth 200 shqiptarë të cilët janë rezident në Shqipëri janë futur brenda vendit./abcnews.al