Hapen baret dhe restorantet në Greqi, pronarët optimistë për ditët në vijim

schedule10:57 - 3 Maj, 2021

schedule 10:57 - 3 Maj, 2021

Kafenetë dhe restorantet në qendër të Athinës janë hapur ditën e sotme në 07.00 të mëngjesit. Siç raportojnë mediat në vend, pjesa më e madhe e pronarëve bashkë me pynonjësit, nisën që të bënin gati tavolinat dhe karriget bashkë me masat përkatëse.

Sipas rregullave, në çdo tavolinë do të ketë dezinfektantë ndërsa punonjësit do të mbajnë maska.

“Presim shumë njerëz nga ora 09.00. Jemi optimistë për ditët që do të vijnë. Shpresojmë që të vijnë edhe turistë,” tha pronari i një kafeje për mediat.

Sipas asaj që është njoftuar, bizneset që kanë marrë licencë operimi duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Ekskluzivisht në ajër të hapur,

– Akomodimi vetëm i klientëve të ulur,

– Mosluajtja e muzikës me zë të lartë  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!