Hap serioz drejt privatizimit, tifozët e Vllaznisë marrin lajmin e shumëpritur

schedule15:17 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:17 - 9 Korrik, 2020

Ndryshime te Vllaznia. Një ndër klubet më të mëdha shqiptare, vuan prej kohësh. Rezultatet në fushë nuk kanë qenë aspak pozitive, teksa e njëjta situatë paraqitet edhe në menaxhim, me Bashkinë e Shkodrës që ka % kryesore të aksioneve. Kjo e fundit ka nënshkruar akordin me shoqërinë “Albaphoto”, që drejtohet nga Alban Xhaferri.

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionatit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis palëve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta“, lexohet në komunikatën e klubit shkodran në faqen zyrtare. /abcnews.al