Janë mbyllur dy sfidat e orës 16:00 në Superiore. Në “Elbasan Arena”, Kukësi priti ekipin e Skënderbeut. Parashikohej një fitore e kryesuesve të kampionatit, por të besuarit e Duros nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1. Madje, blutë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pasi Dita shënoi për Skënderbeun.
Në pjesën e dytë, Rroca barazoi në minutën e 60-të dhe Asion Daja u ndëshkua me karton të kuq gjashtë minuta më vonë. Mendohej se Kukësi do ta përmbyste rezultatin, por nuk ia dolën, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë. Kukësi e ruan ende kreun e renditjes, por vetëm me 1 pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Partizani, që sot bëri detyrën përballë Vllaznisë.
“Demat” u rikthyen te fitoret pas dy humbjeve radhazi dhe një gol i Bitrit në pjesën e dytë mjaftoi që të merrnin fitoren në “Selman Stermasi” përballë ekipit shkodran. Partizani ngjitet në vend të tretë me 28 pikë, tre më pak se Kukësi kryesues. Kreu i renditjes është komplikuar tepër./abcnews.al