Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand thotë se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri është i pajustifikueshëm, pavarësisht se kritikat ndaj qeverisë janë legjitime. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hand foli edhe për deputetët që kanë refuzuar ta dorëzojnë mandatin dhe për ata që kanë hyrë në parlament.
Sipas këshilltarit të Komisionit të Helsinkit është revoltues etiketimi i këtyre personave si tradhëtarë apo kërcënimi i tyre me përjashtim nga partia.
“Djegia e mandatëve është një veprim me të cilin njerëzit kanë të paktën të drejtën të mos jenë dakort”– është shprehur Robert Hand.
“Demonstratat në rrugë nuk zëvendësojnë pjesëmarrjen në parlament por janë pjesë e demokracisë– ka thënë Hand, duke nënvizuar se ato duhet të jenë paqësore.
Sipas Këshilltarit politik të Komisionit të Helsinkit, tani është koha që të ketë diskutime pa bujë mes palëve per te gjetur nje marreveshje e për t’u rikthyer në rrugën e duhur. /abcnews.al