Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë dhe formimit të qeverisë emergjente me Partinë e Unitetit Kombëtar, paralajmëroi se vendi ndodhet në rrezik, “fati i vendit është i rrezikuar”, është shprehur ai.
Në fjalën e tij, Netanyahu nënvizoi se njerëz të armatosur të Hamasit u prenë kokën ushtarëve dhe përdhunuan edhe gra gjatë sulmeve të tyre.
“Njerëz të armatosur të Hamasit u prenë kokën ushtarëve dhe përdhunuan gra gjatë sulmit të tyre. Fëmijë, djemtë dhe vajzat u qëlluan në kokën, shumë njerëz u dogjën të gjallë”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar: “Hamasi është si ISIS, ne do ta shtypim dhe do ta eliminojmë siç ndodhi me ISIS-in./abcnews.al/