Haliti: Vizart, një shtegtim mes magjisë së shkollës së vizatimit dhe ngjyrave të akuarelit

schedule14:55 - 14 Qershor, 2020

schedule 14:55 - 14 Qershor, 2020

Krijimtaria e 50 shqiptarëve të vizatimit para ’90-s dhe pas demokracisë ndërthurur me krijimet e mjeshtërve botërorë të akuarelit, janë dy shtyllat e bienales viz-art. Ideatori dhe kuratori Helidon Haliti në një intervistë për “ABC News” rrëfen detajet e këtij aktiviteti në  këtë kohë pandemie.

 “Ndjesia më e madhe kësaj herë është që ekspozohen punë që janë bërë në Shqipëri, gjatë demonstrimeve të ndryshme përpara studentëve të artistëve më të mëdhenj të botës. Këto mund të mos vijnë më në Shqipëri”, u shpreh ai.

Prezantimi i 50 mjeshtërve të vizatimit nis me Ibrahim Kodrën dhe vazhdon deri në vitet 90. Kjo ekspozitë prezanton edhe evoluimin e shkollës së vizatimit ndër vite.

“Ne e fillojmë operojmë që nga Ibrahim Kodra, më pas Vilson Kilica, që kanë studiuar në Rusi. Shkolla e fundit, është për ata që kanë mbaruar në vitet 91-92. Po të shihet me kujdes kaq vërtet pigmente shumë interesant. Rrugëtimi i një artisti duket sikur është personal, por vepra e tij i takon më pas edhe një pjese të historisë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër organizatori dhe kuratori thotë se mjeshtret e akuarelit që kanë ardhur në Shqipëri 3 vitet e fundit në këtë event, janë ndër më të njohurit sot në botë .

Në formë simbolike këtë vite në 100 vjetorin e Tiranës janë përzgjedhur 100 vizatime dhe 100 akuarel për prezantim.

“Absolutisht janë shumë, por nuk është faji im që nuk ka hapësira”, u shpreh artisti.

Por ajo çfarë ka mësuar këto 6 vite nga vizart Haliti është prezantimi i cilësisë në vend të sasisë dhe vazhdimësia duke rritur nivelin artistik.

“Kam mësuar që nuk mund të funksionojë asgjë vetëm menjëherë. Vazhdimësia është shumë e domosdoshme. Filtrimet gjithashtu duhet të vijnë, nga sasia duhet të kalosh në cilësi”, tha më tej kuratori Haliti.

Në artet pamore ekziston debati mes mjeshtrit dhe artistit, ky i fundit është më i vogël në numër pasi, mjeshtri qëndron brenda mureve, ndërsa artisti i thyen.

Vizart këtë vit nis me 16 qershor deri 27, ku vizitorët dhe artistët do të respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria për mbrojtjen e COVID-19./abcnews.al