Hakorja:Tryeza e reformës zgjedhore mund të zgjidhë krizën politike

schedule13:47 - 18 Janar, 2020

schedule 13:47 - 18 Janar, 2020

Gazetari Fatos Hakorja, këtë të shtunë nga studio e abcnews.al është shprehur se marrëveshja për reformën zgjedhore është një mënyrë për të dalë nga kriza politike në të cilën është përfshirë vendi.

Sipas tij ajo se çfarë ka ndodhur deri më tani mes palëve politike është një xhiro boshe që nuk dha rezultat, por tashmë ka ardhur koha që opozita të rikuperojë kohën e humbur.

Hakorja ka thënë për abcnews.al se Këshilli politik duket se është kthyer në një zyrë noterie që do të marrë dokumentin e firmosur nga palët politike. Ky parlament është vënë në rrjesht për të votuar sipas vullnetit të dikujt tjetër, ka thene Hakorja.

Pyetja: A do ti rreshtojë Rama edhe këtë herë opozitarët?

Jo të gjithë do të veçoja disa nga deputetet e rinjt që janë risjellë për të sjellë risi. Ato janë të vetërreshtuar pasi shumica e tyre nuk ka treguar se janë aty për shkak të meritës apo se kanë një mendim të tyre të pavaruar nga mazhoranca politike, dhe kjo bën që Rama të mos e ketë të vështirë që ti bëjë të votojnë. Nuk do të jetë e vështirë të merren votat e opozitës parlamentare për të votuar reformën zgjedhore. Duke u ulur në tryezë dhe duke shuar të gjithë mosmarrëveshjest sikur s’ka ndryshuar asgjë nuk është vendimi i duhur, sipas tij ky sistem i ka dhënë pushtet absolut kryetarit, kjo ka dëmtuar partitë politike.

Pyetje: Nga ana tjetër opozita bën me dije se nuk do të tërhiqet, në shkurt ka paralajmëruar protesta dhe pse jo të zyrtarizuara. Për çfarë shërben e gjithë kjo?

Unë e shikoj tryezën si një premisë për të zgjidhur krizën politike, ndonëse Basha thotë se kjo tryezzë është vetëm për reformën zgjedhore. Për mendimin tim unë do të sugjeroja që opozita të mos harxhonte energjinë në protesta pa rezultat, por të angazhohej në një reformë brenda saj të binte qytetarët jo përmes protestës se opozita është alternativa më e mirë se qeveria. Mazhoranca dhe shumë të tjerë e shikojnë opozitën jo si një alternativë te tille.

Gjithashtu Hakorja nga studio e lajmeve në abcnews.al ka deklaruar se zgjedhjet e parakoshme mund të bëhen.

“Zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen vetëm nëse ka vullnet mazhoranca qoftë për sistemin dhe mënyrën se si mund të rrëzohet një qeveri. Opozita nuk ka pasur forcë për rrëzimin e qeverisë rama ska pasur vullnet për të lënë pushtetin. Basha ka për detyrë që të shkojë në zgjedhje me partinë që ka duhet të kishte aftësinë për ti ofruar kundërshtarët brenda partisë dhe personalitete të tjera që nuk e shikojnë veten tek PS. Nëse Basha do të arrinte të binte edhe kritiket për tu bërë një front atëherë opozita mund të kishte mundësi të fitonte betejën me PS-në, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!