Hakerat rusë kanë kryer dhjetra sulme në Suedi, nën maskën e islamistëve

schedule15:37 - 16 Maj, 2023

schedule 15:37 - 16 Maj, 2023

Për dy muaj, një grup misterioz hakerash, duke përdorur emrin “Anonymous Sudan” kanë kryer dhjetëra sulme digjitale kundër aeroporteve, spitaleve dhe bankave në Suedi, për shkak të djegies së një Kurani përpara ambasadës turke në Stokholm në fillim të vitit, sipas raportit të Bloomberg.

Ndër objektivat ishin rrjeti kombëtar i lajmeve i Suedisë, faqja e internetit e Scandinavian Airlines SAS, kompania shtetërore e energjisë dhe kompania e sistemeve të mbrojtjes, një degë e Saab.

Grupi që qëndron pas sulmeve pretendon se anëtarët e tij janë aktivistë nga shtetet e Afrikës Lindore. Sipas hetimeve megjithatë, se ai është një njësi ruse e mirë organizuar me njohuri të shkëlqyera të skenës politike dhe shoqërisë suedeze.

Grupi po kryen sulmet kibernetike me një motiv për të përkeqësuar tensionet brenda pakicës myslimane të vendit dhe për të bërë presion ndaj Turqisë. Në faqen e organizatës në rrjetin Telegram, “Anonymous Sudan” deklaron rusishten si gjuhën e saj primare, ndërkohë që është në linjë me grupin pro-rus të hakerëve Killnet.

“Anonymous Sudan” gjithashtu duket se është i financuar mirë. Në vend që të shfrytëzonte rrjetet e kompjuterëve të infektuar për sulmet e tij, grupi mori me qira 61 serverë nga filiali i IBM në Gjermani, duke fshehur aktivitetet e tij të vërteta.

Dy javë pas fillimit të sulmeve, një kompani suedeze e sigurisë kibernetike kontaktoi IBM, e cila mbylli serverët në fjalë. Megjithatë, autoritetet nuk ishin në gjendje të vërtetonin se “Sudan Anonymous” përbëhej nga zyrtarë të qeverisë ruse ose hakerë pro-rusë që punonin në emër të shërbimeve ruse.

Profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare Katarina Zisk e institutit norvegjez IDS në Oslo thotë se koha e sulmeve, njohuritë e hakerëve për skenën politike suedeze dhe sulmet e mëparshme të ngjashme kanë të bëjnë me Rusinë.

Nga ana e tij, grupi “Anonymous Sudan” hodhi poshtë akuzat se po vepron në emër të shërbimeve të inteligjencës ruse.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me Rusinë. Ne i ndihmojmë sepse edhe ata na kanë ndihmuar në të kaluarën dhe kështu shlyejmë detyrimet tona”, shkruan grupi misterioz në një mesazh në Telegram.

Sipas rrjetit kombëtar të lajmeve të Suedisë SVT, agjentët rusë morën pjesë në marshime proteste në qytetet europiane për djegien e Kuranit, në një operacion për të rritur tensionet midis shteteve europiane dhe Turqisë.

Sipas të dhënave nga organizata e Mikhail Khodorkovsky, Rusia organizoi demonstrata të rreme në qytete si Parisi, ku ukrainasit e supozuar të indinjuar valëvitnin parulla me slogane antiturke, dogjën një flamur turk dhe përshëndetën nazistët.

Suedia është shënjestruar nga Kremlini që nga viti 2015. Pas krizës së refugjatëve dhe politikës së dyerve të hapura të qeverisë suedeze, media ruse e kontrolluar nga Kremlini u përpoq ta portretizonte Suedinë si një shtet të dështuar, me trazira, krim të dhunshëm dhe terrorizëm si rezultat i imigrimit të pakontrolluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!