Diplomati i njohur ukrainas Olexander Scherba ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një thirrje të ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj Kryqit të Kuq që të vijnë të marrin në dorëzim trupat e ushtarëve rus të vrarë gjatë dy ditëve të para të pushtimit.
Lexo edhe: VIDEO/ Biseda epike. Ushtari rus: Kemi mbetur pa naftë, shoferi: Hajdeni t’ju shoqëroj deri në Rusi
Deputy prime minister of Ukraine just officially addressed Red Cross to help disposing of the dead bodies of RU invaders. “Too many to deal with right now”. #StandWithUkraine
— olexander scherba?? (@olex_scherba) February 26, 2022
Scherba thotë se janë mijëra rusë të vrarë gjatë dy ditëve të para dhe se Kryqi i Kuq duhet të marrë masat.
Wer nicht glaubt, dass seit vorgestern Tausende russische Soldaten in der Ukraine gestorben sind, kann sich ja einmal dieses Video hier ansehen.@RusBotschaft, Sie richten ein Massaker an. An Ukrainern und Russen.pic.twitter.com/9CuGCNSvrL
— Julian Röpcke?? (@JulianRoepcke) February 26, 2022
Një ditë më parë, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë të paktën 2 800 ushtarë rusë deri dje pasdite, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruar dhe qindra automjete të blinduara.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme nga lufta
Gjatë mbrëmjes së djeshme u raportua edhe për rrëzimin e një avioni të madh transporti IL 76, i cili mban deri 200 trupa ushtarake me pajisjet e tyre megjithatë deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë. /abcnews.al