Opozita parlamentare i bën thirrje Partisë Demokratike dhe LSI-së të bashkohen në tryezën e reformës zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thonë për ABC News se nuk do ta presin pa fund opozitën jo parlamentare, dhe se ndryshimi i sistemit zgjedhor është kushti i tyre për të votuar ndryshimet e kodit elektoral.
Opozita parlamentare kërkon që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të bashkohen në tryezën e thirrur të mërkurën për reformën zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni shprehen se nuk mund të presin pa fund opozitën, kur kjo e fundit ka marrë edhe një ftesë publike nga kryeministri.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkesa kryesore e opozitës në parlament, e cila mund të bllokojë votimin e reformës. Gjithsesi opozita e re, është e vetëdijshme se ky ndryshim nuk ju leverdis partive të mëdha.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota, të cilat PS nuk i ka e vetme, gjithsesi, opozitarët e rinj që mbushën karriget e lëna bosh nga PD e LSI, i kanë dhënë mazhorancës një shumicë që herë pas here i kalon 90 vota./ABC News Albania 24/7