Hahn për ABC News për hapjen e negociatave me Shqipërinë? Jemi pothuajse aty

schedule15:20 - 6 Shkurt, 2018

schedule 15:20 - 6 Shkurt, 2018

Në një intervistë eskluzive për ABC News, Komsioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hahn shpjegon, se strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor synon që t’i ofrojë secilit vend një perspektivë të qartë anëtarësimi. Lidhur me rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarêsimit të Shqipërinë dhe Maqedonisë në BE gjatë presidencës bullgare, komisioneri Hahn shprehet se jemi pothuajse aty, por i këshillon interlokutorëve shqiptarë dhe maqedonas që të harrojnë « pothuajse » dhe të tregojnë që gjërat janë kryer; Sipas Hahn, sapo ato të jenë kryer dhe prezantuar, do vijohet me rekomandimin.

Intervista e plotë e gazetares së ABC News Erisa Zykaj me komisionerin Johannes Hahn

Komisioner, si u përgjigjeni atyre që mendojnë që strategjia e re e Komisionit Europian favorizon më të avancuarit në garën europiane si Serbia dhe Mali i Zi  dhe jo vendet e tjera?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: «E gjithë strategjia e re synon qartësisht që t’u ofrojë të gjitha vendeve një perspektivë anëtarêsimi. Kjo është ajo që ka rëndësi. Strategjia mbulon të gjitha vendet e Ballkanit ».

 

Ç’ofron kjo strategji për Shqipërinë, Maqedoninë, vendet e tjera që s’janë më të avancuarat ?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: « Do të thotë që për secilin vend bëhet e qartë, se të gjithë të tjerët janë përfundimisht kandidatë, kanë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo ka një impakt, pais krijon motivim dhe siguri që i gjithë rajoni që do përfitojë nga ky proçes. Pra, bëhet fjalë për njê qasje rajonale dhe ndaj strategjia mbulohen 6 vende. Po anëtarësimi do bëhet në bazë të meritave të secilit vend dhe nëse një vend është më i avancuar se tjetri nuk ka arsye që të presë, pasi kjo nuk do ishte e  ndershme.  Duhet parë si stimulim dhe motivim për procesin e integrimit europian.».

 

A shërbeu Brexit si këmbanë alarmi për t’i bërë të kutpojë Bashkimit Europian, se kjo strategji për Ballkanin ishte e nevojshme tani, apo ishte fakti të tjera vende tsi Turqia, Rusia, Kina, Arabia Saudite synojnë të kenë influencën e tyre në Ballkan ?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: « Ne mund të flasim për imaktin e njërit  ose tjetrit faktor, por në përgjithësi, ne morëm këtë inisiativë duke parë situatën në rajon dhe ky është argumenti kryesor që ne u servirim qytetarëve europianë. Ose ne do eksportojmë stabilitet, ose do importojmë destabilitet. Por stabiliteti, paqja che prosperiteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të arirhet vetëm nëse ka një perspektivë të qartë europiane për rajonin. Ndaj dhe qytetarët e BE-së përfitojnë nga anëtarësimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor. Eshtë diçka që ne duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve tanë, pasi sot për sot, ata besojnë se një shtet i ri që i bashkangjitet BE-së është një barrrë më shumë. Ndaj ne së bashku me shtetet anëtare dhe partnerët tanë në rajon duhet të shpjegojmë, se cilat janë avantazhet. Bëhet fjalë për një integrim më të mirë, bashkëpunim më të mirë, koordinim më të mirë, akses më të mirë të europianëve në tregun Ballkanas por edhe të Ballkanasve në tregun europian. Shumë përfitojnë nga këto shkëmbime. Krijohen vende të reja pune, rriten standardet e jetesës, pra një përfitim të ndërsjellë ».`

 

A mund të vini me një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë che Maqedoninë gjatë presidencës bullgare, pra këtë gjashmujor?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: « Ky është qartësisht qëllimi ynë ».

 

 Vetëm qëllim? S’keni ende sigurinë që shtete anëtare do ju mbështesin?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: « Kur flasim për rekomandim, kjo është detyra e Komisionit Europian. Eshtë qëllimi im që të prezantoj rekomandimin gjatë presidencës bullgare. Por siç e dini, fjala më e famshme në rajon është « pothuajse ». Pra, mund t’ju përgjigjesha juve, që kjo gjë pothuajse do të ndodhi, por unë i them partnerëve tanë në rajon që të harrojnë « pothuajse » dhe të më tregojnë që gjërat janë kryer dhe sapo ato të jenë kryer dhe prezantuar, ju do dëgjoni për rekomandimin e Komisionit që kam për qëllim t’a bëj gjatë presidencës bullgare.

 

Ju keni deklaruar që para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE vendet duhet të zgjidhin të gjitha problemet bilaterale midis tyre. Keni menduar për ndonjë formulë magjike, se si Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës para anëtarësimit?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: « Jo, në politikë nuk ka asgjë magjike, por vetëm punë të palodhur. Qëndrimi i shteteve anëtrae të Bashkimit Europian është që të mos pranojnë asnjë vend të ri me probleme të pazgjidhura bilaterale, ose probleme me fqinjët. Të gjitha këto duhen zgjidhur. Kjo është së pari në interesin e vetë këtyre vendeve, pasi i nxit që të zgjidhin çështje që rrinë pezull për një kohë të gjatë, duke ditur që sa më shumë zgjasin, aq më vështirë bëhet për t’i zgjidhur ».

 

A do jeni i plotësuar kur Shqipëria dhe Maqedonia të hapin negociatat? Ju nuk do ta mbyllnit mandatin tuaj vitin e ardhshëm pa e bërë këtë apo jo?

 

Johannes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit: «Ndoshta do marr një mandat tjetër. Qëllimi im është që të bëjë progres dhe nëse koha na ndihmon dhe nëse kemi mbështetjen e të gjithë shteteve anëtare të BE-së, ne mund të hedhim hapin e ardhshëm».

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!