Hahn në Tiranë, do takojë Metën dhe Ramën

schedule15:11 - 17 Korrik, 2018

schedule 15:11 - 17 Korrik, 2018

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johanes Hahn do të çelë sot zyrtarisht punën përgatitore, për monitorimin e reformave të Shqipërisë gjatë një viti, në pritje të një rekomandimi të ri të Komisionit Europian, për hapjen e negociatave të antarësimit me BE, në Qershor të 2019-s.

Eurokomisioneri Hahn do të takojë presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare tek Pallati i Kongreseve. Pas takimit, komisioneri Hahn do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Këtë vizitë eurokomisioneri për zgjerim e kishte paralajmëruar gjatë samitit të Londrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!