“Habitem kur vij nga Amerika”, Ikonomi: Njerëzit blejnë kaq shumë libra dhe kaq shtrenjtë në Shqipëri

schedule20:56 - 14 Nëntor, 2024

schedule 20:56 - 14 Nëntor, 2024

Gazetari dhe botuesi, Ilir Ikonomi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se habitet kur vjen në Shqipëri dhe shikon se si njerëzit blejnë shumë libra.

Sipas tij, librat në Shqipëri janë shumë shtrenjtë krahasuar me rrogat.

“Mua më shumë përshtypje kur vij nga Amerika këtu dhe habitem se si njerëzit blejnë kaq shumë libra dhe kaq shtrenjtë. Për shembull nëse një libër bën 15 dollarë këtu, rroga e një amerikani është 5 herë më e madhe supozojmë. I bie që në Amerikë, ai libër të kushtojë 75 dollarë, nuk ka amerikanë që të blejë një libër 75 dollarë. Unë vetë nuk do ta bleja asnjëherë një libër aq shtrenjtë”, u shpreh Ikonomi.

Ndërsa, botuesja Arlinda Dudaj u shpreh se librat kushtojnë pasi për të botuar një prej tyre bëhet një punë kolosale.

“Është një punë intelektuale kolosale. Puna intelektuale që vjen nga pas është shumë më e shtrenjtë për ne. Ne paguajmë të drejtën e autorit. Në një libër 12% e ka e drejta e autorit, pastaj përkthimi, redaktimi në qoftë se do një redaktim cilësor. Ka dhe shumë ‘rraqe’. Fatkeqësisht ky është kapitalizmi”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!