Habit këngëtarja shqiptare: Kënga e radhës, dedikim për të dashurën e ish-të dashurit tim

schedule22:34 - 1 Janar, 2021

schedule 22:34 - 1 Janar, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc ka qenë e ftuar Kleoniki Delijorgji.  E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ajo ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Vitin që lamë pas, ajo publikoi edhe këngën e saj të parë të titulluar “Purified”, teksa ka thënë që është duke përgatitur albumin e saj dhe shumë shpejt do ta publikojë.

https://youtu.be/THVQTDKd48M

Kleoniki ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti dhe një ndër to do të jetë dedikim për të dashurën e ish-të dashurit të saj.

“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.

Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, është shprehur Kleoniki Delijorgji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!