Erling Haaland është një nga emrat më të kërkuar në merkato. 20-vjeçari norvegjez po shkëlqen me Dortmund dhe sezonin e ardhshëm pritet ta shohim në një klub edhe më të madh.
Agjenti i sulmuesit, Mino Raiola ka takuar ditën e sotme Joan Laportën, presidentin e Barcelonës. Në takim ishte i pranishëm edhe babai i Haaland.
Palët biseduan në lidhje me kalimin e goleadorit tek ekipi katalanas, por gara për shërbimet e talentit viking është më e zjarrtë se kurrë.
PartidazoCOPE raporton se Raiola dhe babai i Haaland ndodhen në Madrid për momentin. Në agjendë është takimi me Florentino Perez, kreun e Real Madrid.
? EXCLUSIVA COPE ?
? Florentino Pérez está reunido ahora mismo con el padre de Haaland y Mino Raiola en Madrid
? Quiere conocer las condiciones del jugador y su situación actual en el Borussia de Dortmund#PartidazoCOPE https://t.co/7FNGkca8rd
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) April 1, 2021
“Los Blancos” janë një tjetër klub që interesohet për Haaland dhe presidenti Perez dëshiron të njihet me situatën e lojtarit te Dortmund dhe kërkesat e tij.
Takimi ka nisur mes palëve, teksa një lajm suprizë vjen nga Anglia. The Sun raporton se Manchester City po përgatit dy dhurata fantastike për Pep Guardiolën.
Drejtuesit e klubit anglez kanë nisur sulmin për Erling Haaland dhe Leo Messin, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonës. /abcnews.al

