Guvernatori i Sardegnas në hetim, mori ‘Honoris Causa’ me korrupsion në Tiranë

schedule15:47 - 23 Shkurt, 2023

schedule 15:47 - 23 Shkurt, 2023

Guvernatori i i Rajonit Sardegna, Christian Solinas është vënë nën hetim për korrupsion Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet Solinas për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave, mirëpo në një ndër skandalëve të publikuara e lidh atë drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë e ka pajisur atë me një titull ‘Honoris Causa’ në kushte vërtet shumë të çuditshme.

Prokurorët kanë vënë në pikëpyetje këtë vlerësim,një titull Doktorature kur në Itali nuk e ka marrë një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi.

Guvernatori i Sardenajs Cristian Solinas ka marrë titullin Doktor i Nderit në Mjekësi si dhe është emëruar Profesor i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës.

Prokurorët dyshojnë se Solinas është nderuar me këtë titull në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e Drejtorit të Programit “ENI” në Mesdhe.

Dy fushat e tjera të hetimit të hapura nga Prokurori i Republikës së Cagliarit ka të bëjë me blerjen e një shtëpie nga guvernatori i i Rajonit pranë plazhit Poetto në dhe lidhjet e pretenduara mes kësaj pasurie të paluajtshme, si dhe shitja dhe blerja e disa tokave, që i atribuohen guvernatorit të Sardenjës.

Ndërkohë, rektori i mjekësisë në tiranë, mohon që presidenti i Guvernatori i i Rajonit Sardegna të ketë marrë titujt akademik nga universiteti.

“Deklaroj ne pozicionin e Rektorit se Zoti Salinas nuk ka qene kurre staf akademik prane ketij institucioni dhe nuk ka marre asnje titull nderi prej Universitetit te Mjekesise!” shkroi Gjata në një postim në facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!