Vendin në histori e ka të sigurt. Egnatia është përsëri kampione e Shqipërisë në futboll, diçka që më parë e kanë bërë një Tiranë, një Vllazni, një Partizan, një Dinamo apo një Skënderbe.
Skuadra nga Rrogozhina, përfaqësuese e një qyteze modeste shqiptare, mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, madje në mënyrë spektakolare ndaj Vllaznisë, duke konfirmuar dominimin e saj.
Suksesi në “Arenën Kombëtare” në kryeqytet ishte 4-0, pra nuk ka asnjë diskutim se cili ekip meritoi të triumfonte.
Me golat e shënuar dy herë nga Lushkja, dhe një herë nga Melo e Ujka, Egnatia ia doli të merrte trofeun e pestë në dy sezonet e fundit.
Ky është titulli I dytë kampion në histori, ndërsa janë fituar edhe dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.
Sukses I madh I trajnerit Edlir Tetova dhe I presidentit Agim Demrozi, e padyshim I lojtarëve me në krye kapitenin Aleksi.
Sezonin e ardhshëm do të synohet të kalohen ture në Champions, apo ndoshta të sigurohet faza e grupeve të paktën në Ligën e Europës.
Përgatitjet kanë nisur që tani, dhe shpresohet që të merret sulmuesi I Dritës së Gjilanit, Kastriot Selmani.