Guardiola: Ripashë finalen e Champions League, e dominuam Chelsean

schedule12:25 - 25 Shtator, 2021

schedule 12:25 - 25 Shtator, 2021

Manchester City sfidon sot Chelsean, skuadrën që i mori trofeun e Champions League në finale. Guardiola, trajneri i “qytetarëve” foli para kësaj ndeshje dhe kujtoi finalen, ku sipas tij City kishte luajtur shumë mirë.

“Luajtëm një finale të shkëlqyer ndaj Chelseat, edhe pse humbëm. Na mungonte diçka, duhej të ishim më të saktë në pjesën e fundit të lojës, por kontrolluam çdo zonë.

Kjo është arsye pse ne e kishim të vështirë, luanim ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm. Kur ripashë ndeshjen këto ditë, pata përshtypjen se luajtëm një ndeshje shumë të mirë”, tha Guardiola. /abcnews.al