Guardiola për “Tre Luanët”, Federata Angleze gati të presë teknikun katalanas

schedule15:16 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:16 - 17 Korrik, 2024

Lista është e gjatë, por emri i tij spikat.

Pep Guardiola është kandidat për të qenë trajneri i ri i Anglisë, ku sipas raportimeve mw tw fundit tw mediave britanike, Federata Angleze e Futbollit shpreson shumë që të bindë teknikun katalanas që të pranojë detyrën,dhe është gati që ta presë për 12 muaj.

Kontrata e Guardiola me “Qytetarwt” e Manchester City përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, pra në qershor 2025 e besohet se ai nuk ka ndërmend të vazhdojë më tej pas 8 viteve në “Etihad”.

Federata Angleze mendon të caktojë një trajner të përkohshëm për një vit, në pritje të spanjollit,i cili konsiderohet si kandidat i jashtëzakonshëm pasi ka fituar 15 trofe te Manchester City.

Në total, Pep ka marrë 36 tituj me Barcelon, Bayern e City, duke qenë njëri nga njerëzit e stolit më të suksesshëm në histori.

Ndërkaq, kujtojmw se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate vendosi të jepte dorëheqjen pasi humbi finalen e Kampionatit Evropian kundër Spanjës. Ai e drejtoi kombëtaren e “Tre Luanëve” për rreth 8 vite dhe në 102 ndeshje duke arritur dy finale radhazi në Kampionatin Evropian, dhe gjysmëfinalen në Kupën e Botës në 2018 në Rusi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!