Guardiola nuk fshihet: Dështim nëse nuk e fitoj Champions League këtë sezon

schedule17:37 - 5 Gusht, 2020

schedule 17:37 - 5 Gusht, 2020

Manchester City pret Real Madrid të premten (21:00) në sfidën e kthimit të raundit të 1/8 në Champions League. Anglezët, të cilët nuk e kanë fituar kurrë këtë kompeticion, kanë triumfuar 2-1 ndeshjen e parë të luajtur në “Santiago Bernabeu” dhe janë të favorizuar për të kaluar në çerekfinale.

Pep Guardiola ka folur rreth kësaj objektivit për të fituar trofeun e madh. Në një prononcim për DAZN, trajneri i cili ka fituar dy herë si trajner i Barcelonës kompeticionin më të rëndësishëm për klube, flet hapur dhe lëshon një mesazh të fortë për lojtarët e tij dhe ekipet rivale.

Duhet të fitojmë, sepse nuk e di se çfarë mund të provoj nëse nuk ia dal sërish të fitoj Champions me Cityn. Tentuam vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin… e kemi provuar në të gjitha vitet. Sigurisht që do të jetë dështim nëse nuk e fitoj as kësaj radhe“, deklaron Guardiola. /abcnews.al