Guardiola: Mirë që nuk luajti Mbappe, nuk kam ç’kërkoj më nga karriera ime

schedule23:58 - 4 Maj, 2021

schedule 23:58 - 4 Maj, 2021

Pep Guardiola është kthyer pas plot një dekade në finalen e Champions League. E kishte bërë me Barcelonën në vitin 2011 dhe e bën tashmë me Manchester Cityn, që mundi sot 2-0 PSG. Pas ndeshjes spanjolli foli për mediet.

“Nuk mund të kërkoj më shumë se ato që kam përjetuar në karrierën time. Kam fituar Champions League dy herë. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Të jemi në finalen e Champions League është krenari e madhe për tifozët tanë. Ishte një ndeshje e vështirë.

Ata vendosën shumë lojtarë midis linjave. Ishte mirë që Mbappe nuk luajti, sepse ata janë të pandalshëm në situata të caktuara. Vuajtëm shumë në pjesën e parë. U mbrojtëm shumë mirë në 30 metrat e fundit. Treguam pjekuri, më pëlqeu ta shoh këtë”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al