Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola: Lampard si Ancelotti, s’e harroj ç’më thonin para se të vija këtu

schedule16:14 - 3 Janar, 2021

schedule 16:14 - 3 Janar, 2021

Chelsea-Manchester City është supersfida e javës së 17-të në Premier League. Dueli i fortë në “Stamford Bridge” nis në orën 17:30, teksa Pep Guardiola nuk i kursen elozhet për homologun e “Bluve të Londrës”. Spanjolli mendon se Frank Lampard është madhështor, siç është edhe Carlo Ancelotti.

E them me sinqeritet, Frank Lampard është një trajner i madh, por edhe një njeri i tillë. Për mua është një legjendë, njësoj si Carlo Ancelotti. Mund të them se është një nga personat që vlerësoj më së shumti, është i jashtëzakonshëm dhe e kam për kënaqësi që do takohem me të.

Në fillimet e karrierës së trajnerit nuk mendoja se do të trajnoja kaq gjatë, por ja që ndodhem akoma këtu. Kështu që vërtet mendoj se do të vazhdoj me këtë profesion edhe përtej parashikimeve. Eksperienca të ndihmon, sidomos në përjetimin e ndeshjeve.

Premier League? Është një kampionat shumë i vështirë, çdo ndeshje është e fortë dhe duhet ruajtur qetësia. Ma thonin përpara se të vija këtu: Pep, mund të të mundë çdo skuadër“, përfundon trajneri i Manchester City, që tenton fitoren e tretë radhazi në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!