Guardiola i zbulon “sekretin”: Aguero do e bëjë më të fortë Barcelonën

schedule11:44 - 24 Maj, 2021

schedule 11:44 - 24 Maj, 2021

Sergio Aguero e ka mbyllur në mënyrën e duhur aventurën me Manchester City, duke shënuar dy gola kundër Everton në ndeshjen e fundit me ta.

Argjentinasi largohet me emrin e tij në historinë e City si shënuesi më i mirë në historinë e klubit, ndërkohë që të ardhmen do e vazhdojë te Barcelona.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, e ka konfirmuar diçka të tillë pas ndeshjes së djeshme. Tekniku spanjoll ka deklaruar: “Ndoshta unë zbuloj një sekret, por ai është afër mbylljes së marrëveshjes me klubin tim të preferuar.

Aguero do të luajë me Messin, do të argëtohet dhe do ta bëjë Barcelonën më të fortë”. Sulmuesi, sipas mediave në Spanjë, ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë 8 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!