Është padyshim iniciator i çdo aksioni sulmues të skuadrës.
Pasi “vulosën” mungesën e spanjollit Rodri, deri në fundin e këtij sezoni, tashmë tekniku Pep Guardiola, nuk do të ketë një tjetër emër të madh të mesfushës, për sfidën e radhës, ndaj Neëcastle.
Bëhet fjalë për “yllin” belg, Kevin de Bruyne, i cili pas mungesave në sfidat ndaj Arenal, në Premier League dhe Watford në EFL Cup, tashmë do të humbasë edhe përballjen ndaj “Bardhezinjve”, mungesë të cilën e ka konfirmuar edhe tekniku i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, në konferencën zytare para ndeshjes.
“Jo, Kevin nuk është gati të luajë. Ndoshta para pushimit ndërkombëtar, ai do të jetë sërish në dispozicion”,- u shpreh tekniku spanjoll, i cili më herët njoftoi edhe përfundimin me sukses të Rodri, në ligamentin e kryqëzuar të gjurit dhe në menisk. /i.m /abcnews.al