Në Prokurorinë e Posaçme kanë mberritur materialet për konfliktin fizik te ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral në Diber, ku i perfshirë rezulton deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij teksa dhunuan zyrtarin e njesisë administrative të Ostrenit Kalosh Murrën.
Policia referoi ngjarjen për veprën penale të dhunimit në zgjedhje, të kryer në bashkepunim, ndërsa SPAK po kryen veprime për të vendosur nëse do rregjistrojë kallëzimin penal apo do të transferojë dosjen në Prokurorinë e Dibrës.
Deri më tani, SPAK thotë se po verifikon pamjet filmike të incidentit, megjithatë materiali filmik tregon qartë se viktimë e sulmit ka mbetur zyrtari lokal i bashkise që është sulmuar nga deputeti demokrat Mziu dhe nipi i tij.
Përveç materialit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe deputeti demokrat që prentedon se është ai personi i dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar nga Mziu gjatë incidentit.
Veprimet hetimore po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Në ditët në vijim, pritet që prokurori Gokaj të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.
Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren. Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”./abcnews.al