Grupimi i Berishës gati për “6 Marsin”, juristi: Ligji njeh vetëm PD-në zyrtare, si mund të bëhet kandidimi

schedule19:50 - 20 Janar, 2022

schedule 19:50 - 20 Janar, 2022

Juristi Sokol Hazizaj, në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” ka treguar sesi mund të veprojë ligjërisht grupi i Sali Berishës për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sipas Hazizajt, e vetmja mënyrë që nga ky grupim të ketë kandidatë është nëse ata do të regjistrohen si kandidatë të një subjekti tjetër politik, pra në këtë rast të aleatëve të PD ndoshta.

“PS, PD apo çdo subjekt tjetër politik është i lidhur me vendimin e gjykatës, subjekte të regjistruara në KQZ janë ata që vijnë pas regjistrimit të Gjykatës. Ky lloj formati, regjistrimi, organi, përfaqësimi e bën të pamundur konkurrimin e çdo dëshire apo vullneti tjetër, që është i palegjitimuar në gjykatën e rrethit gjyqësor,” shpjegon Hazizaj.

KQZ i drejtohet PD, kryetarit të saj dhe forumeve të kësaj partie të regjistruar në gjykatë për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme, dhe anëtarë të grupimit të Berishës mund të regjistrohen si kandidatë të një subjekti tjetër politik që ka qenë e gatshme për zgjedhje në Vendoret e vitit 2019.

“Nuk e kam të qartë sesi do të kandiojnë. Nëse ata kandidatët e forumit të PD të rithemeluar do të kandidojnë në siglën e një partie politike, të cilës presidenti i ka bërë thirrje në dekretin e tij për zgjedhjet e pjesshme, konkurrojnë në siglën e një subjekti tjetër politik.”

Po ashtu, duke u kthyer tek zgjedhjet e vitit 2019, juristi thotë se si nga pikëpamja ligjore, ashtu edhe nga ajo morale, ato nuk sollën asnjë produkt referuar Kodit Zgjedhor.

“Pra, përpos 6 bashkive, edhe produkti i ardhur nga 30 qershori është jo elektoral, jo ligjor pse jo edhe jo kushtetues.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!