Grupi legjendar ribashkohet pas 40 vitesh, zbulon surprizën për fansat

schedule10:01 - 3 Shtator, 2021

schedule 10:01 - 3 Shtator, 2021

Grupi i famshëm suedez, ABBA ka njoftuar ribashkimin pas gati 40 vitesh. ABBA, një nga grupet më të mëdha të të gjitha kohërave, i cili ka shitur më shumë se 385 milionë disqe në të gjithë botën, do të nxjerrë albumin e tyre të ardhshëm, Voyage, më 5 nëntor.

ABBA to release 'Voyage,' its first studio album in 40 years | Fox News

Albumi i ri përmban 10 këngë dhe u njoftua gjatë një konference shtypi që grupi mbajti të enjten. “Ne kemi regjistruar një album të ri”, tha Björn Ulvaeus, tani 76 vjeç dhe Benny Adersso, 74 vjeç, në një ngjarje në Londër.

Interview and video: Arrival from Sweden brings the music of ABBA in concert with the Oklahoma City Philharmonic

Grupi, i njohur për hitet e tyre “Waterloo Dancing Queen” dhe “Take a Chance on Me”, u shpërbë në vitin 1982 dhe katër anëtarët ndoqën një karrierë solo. Siç bënë me dije, ata synojnë të japin një koncert virtual në Londër vitin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!