Grupi i PS vendos për dekretet e Presidentit: Jo ligjit “për noterinë”

schedule14:48 - 28 Janar, 2019

schedule 14:48 - 28 Janar, 2019

Grupi parlamentar socialist ka vendosur ti thotë jo kërksesës së presidentit për rishqyrtim të ligjit për Noterinë. Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama, deputetët kanë marrë vendim edhe për të rishikuar ligjin për kadastrën, një tjetër dekret për rishqyrtim i presidentit Ilir Meta.

Mazhoranca socialiste dhe Institucioni i Presidencës kanë gjetur një pikë të përbashkët. Atë të refuzimit të ligjeve dhe dekreteve që i dërgojnë njëri tjetrit.

Rasti më i fundit është ai i ligjit për Noterinë.

Deputetët socialistë të mbledhur nën drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla vendosën që të rrëzojnë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë.

Kryetari i shtetit në 14 janar vendosi ta kthejë në në Kuvend ligjin “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Në argumentimin e vendimit, presidenti Meta thotë se ka paqartësi në formulimin e neneve të cilat do të krijojnë mundësi të interpretimit gjatë aplikimit në praktikë duke krijuar pasiguri për noterin dhe qytetarët që marrin shërbime noteriale.

Ndërsa neni 76 i ligjit, nuk është i qartë dhe nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë.

Argumentimet e presidentit nuk kanë bindur deputetët socialistë të cilët kanë paralajmëruar votën kundër dekretit të presidentit për rishqyrtim të Ligjit për Noterinë.

Një tjetër ligj i kthyer nga kryetari i shtetit është ai për kadastrën. Ndryshe nga Ligji për noterinë presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Grupi parlamentar ka parë me vend që ta rishikojnë edhe një herë lëtë ligj.

Në total janë rreth 7 ligje të rëndësishëm që nuk janë pranuar nga presidenti Ilir Meta duke ia kthyer për shqyrtim parlamentit. Midis të cilaje janë Ligji

“Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji për buxhetin e viti 2019

Ligji për tatimin mbi të ardhurat

Ligji për teatrin

Ligji për lojrat e fatit dhe së fundi ligji për noterinë dhe ligji për kadastrën./abcnews.al