Grupi i PD konfirmon vijimin e marrëdhënies së kushtëzuar me Kuvendin

schedule13:08 - 18 Qershor, 2018

schedule 13:08 - 18 Qershor, 2018

Pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar demokrat, ky i fundit zhvilloi një mbledhje në selinë blu  në orën 10:00, e cila zgjati më pak se 30 minuta. Takimi i përjavshëm konfirmoi edhe njëherë strategjinë e demokratëve, e cila prej mbi një muaji pjesëmarrjen në komisionet parlamentare e kushtëzon me denoncimin e asaj që quan çështjen më të rëndësishme për shqiptarët: largimin e ministrit Fatmir Xhafaj nga detyra, pas akuzave në adresë të tij dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.

Seanca plenare nuk do të shohë normalitet, deri në përmbushjen e këtij kushti sipas Partisë Demokratike, e cila ka pamundësuar ato të fundit, duke bllokuar foltoren e parlamentit dhe duke i përcjellë mesazhet, përmes rrjetit social facebook, sapo seanca ndërpritej nga kryetari i kuvendit. /abcnews.al