Grupi i famshëm suedez publikon albumin e ri pas 4 dekadash

schedule17:00 - 5 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 5 Nëntor, 2021

ABBA ka publikuar albumin e ri pas një pauze gati 40-vjeçare. Albumi i shumëpritur, Voyage, u publikua të premten. Grupi suedez njoftoi ribashkimin dhe albumin e ri në Shtator pasi publikoi këngët “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”.

Voyage është vazhdimi i The Visitors, i cili ishte albumi i fundit i grupit kur u publikua në 1984. Ata do të zbulojnë gjithashtu avatarë dixhitalë, të quajtur ABBAtars, në një koncert në Londër në Maj, që ngjasojnë me veten e tyre në vitin 1979.

DOSJE - Anëtarët e grupit pop ABBA, nga e majta, Benny Andersson, Agnetha Foltskog, Bjorn Ulvaeus dhe Anni-Frid Lyngstad, shfaqen në Tokio më 14 mars 1980.

Hologramet janë produkt i një projekti shumëvjeçar, të krijuar në partneritet me një kompani me efekte speciale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!