Grupi i Berishës njofton për deklaratë nga Selia Blu, PD u mbyll derën e jashtme

schedule14:12 - 9 Janar, 2022

schedule 14:12 - 9 Janar, 2022

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar se sot do të japë një deklaratë nga Selia Blu. Deklarata është njoftuar për në orën 14.00, por mesa duket mbështetësit e Berishës do të përballen me derën e jashtme të mbyllur.

Mësohet se dera e jashtme e PD është e mbyllur me zinxhirë, dhe do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe pasi të mbërrijnë anëtarët e Komisionit.

Edhe dera e lokalit të Partisë Demokratike është mbyllur, pas pastrimit. Kujtojmë se në reagimin e parë të bërë pas përplasjeve të dhunshme në godinën e Partisë Demokratike, kreu i të djathtëve deklaroi se më 8 janar, Sali Berisha e mbylli me PD-në.

“Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”– shkroi Basha në një reagim të radhës. /abcnews.al/