Grupet kriminale/Xhafaj pret Prokurorin e antimafias italiane

schedule10:12 - 26 Shkurt, 2018

schedule 10:12 - 26 Shkurt, 2018

Paraditen e së hënës Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti në një takim Prokurorian Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Frederico Cafiero De Raho. Në takim u diskutuan çështje konkrete lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe të sofistikuar e te fortë ekonomikisht. Pjesë e diskutimit ishte dhe goditja e lidhjeve korruptive të krimit të organizuar dhe aseteve kriminale. “Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”, theksoi Xhafaj në përfundim të takimit përmes një postimi në Twitter.  /abcnews.al