Grupe bashkëpuntorësh të përfshirë në vrasjen e gazetarit grek, zbulohen detaje të reja

schedule09:47 - 14 Prill, 2021

schedule 09:47 - 14 Prill, 2021

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e  gazetarit grek George Karaivazpara një jave pranë banesës së tij në Alimos.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritete dyshojnë se në ekzekutimin e gazetarit kanë marrë pjesë tre grupe, një që ka dhënë urdhrin për vrasjen, grupi që ka kryer vrasjen dhe një tjetër grup që ka ndihmuar autorët të arratisen.

 

Nga pamjet e një video të publikuar së fundi vetëm 4 minuta pas vrasjes së gazetarit shihet njëri nga dy autorët  e përfshirë në ngjarje. Nga pamjet e regjistruara në rrugën Agiou Dimitriou , afër pikës së ekzekutimit, duket një skuter i ngjashëm me atë të vrasësve që po kalon.

Videoja është marrë katër minuta pas vrasjes së George Karaivaz, në mesditën e së Premtes së kaluar, dhe në pamjet e duket se vetëm drejtuesi po lëviz me motor, rrobat e të cilit janë të ngjashme me ato të njërit prej vrasësve.

Ndërkohë policia bën me dije se deri më tani pista e hetimit është fokusuar në zbulimin dhe identifikimin e tre grupeve të bashkëpuntorëve që kanë marrë pjesë  në ekzekutim.e.su./abcnews.al