Grumbulloi edhe Manajn, Setien zbulon arsyet në konferencë për shtyp

schedule14:15 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:15 - 14 Shkurt, 2020

Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Getafe dhe spikat emri i sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Lushnjari me siguri do e nisë nga stoli dhe shpreson të ketë mundësinë të debutojë me katalanasit.

Quique Setién, trajneri i skuadrës blaugrana, është pyetur në konferencën e sotme për shtyp edhe për grumbullimin e Manajt. Trajneri e argumenton kështu thirrjen e Manajt:

“Është një futbollist me karakteristika shumë të qarta. Në një moment të caktuar mund të na japë diçka, ndaj e kemi grumbulluar.

Para mundësisë që mund të ndodhë ndonjë gjë, do kemi një alternativë në atë pozicion. Për këtë është përfshirë, si u grumbullua Abel, apo lojtarë të tjerë”. / abcnews.al