Një 31-vjeçare është arrestuar në SHBA pasi dyshohet se vrau bashkëshortin. Ngjarja ndodhi në një parking makinash në Louisiana të shtunën në mëngjes.
Policia njoftoi që Kayla Giles qëlloi me armë zjarri në gjoks Thomas Couttee Jr. Ata do të takoheshin për të shkëmbyer kujdestarinë e fëmijës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 30-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Gjithashtu u konfirmua se tre fëmijë ishin të pranishëm në momentin e incidentit, por asnjëri prej tyre nuk është plagosur.
Sipas mediave lokale, viktima kishte denoncuar bashkëshorten për dhunë në të shkuarën dhe kishte nisur procedurat për të marrë kujdestarinë e plotë të fëmijës.
Zyrtarët deri më tani nuk kanë zbuluar motivet dhe shkaqet e plota të ngjarjes, por kanë akuzuar 31-vjeçaren për vrasje të shkallës së dytë.
Sipas faqes së Facebook-ut të viktimës, çifti ishte martuar në vitin 2014 dhe prej pak kohësh kishin pësuar një krizë në marrëdhënien mes tyre dhe po përgatiteshin për divorc./abcnews.al