Gruaja tenton vetëvrasjen pasi u dhunua nga burri, në pranga 43-vjeçari nga Dibra

schedule12:41 - 3 Korrik, 2022

schedule 12:41 - 3 Korrik, 2022

Një grua ka tentuar të vetëvritet, pasi ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i sja.

Ngjarja raportohet të ketë ndidhur në Dibër.

Për pasojë është arrestuar i shoqi i gruas.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me iniciale B.M banues në Dibër.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/