Gjysmë shekulli në arsim/ Historia në mësimdhënie e mësueses Zela Koka në Librazhd

schedule20:12 - 8 Mars, 2025

schedule 20:12 - 8 Mars, 2025

LIBRAZHD- Zela Koka, mësuese e matematikës me origjinë nga Vlora, është një figurë e njohur dhe e dashur për komunitetin e Librazhdit. Ajo ka nisur karrierën e saj si mësuese që në vitin 1974, dhe që atëherë ka kontribuar shumë në fushën e arsimit.

Fillimisht, Zela nisi punën në Zgosht, një zonë malore dhe të largët, ku përballë kishte shumë sfida. Tregon me krenari që ka edukuar nxënës e breza shumë të mirë, me të cilët ka raporte sot e kësaj dite.

Zela Koka ka mbajtur edhe postin e kryetares së Sindikatës për Arsimin në Librazhd. Aktivizmi i saj dhe angazhimi për të drejtat e mësuesve dhe nxënësve ishin të dukshme dhe të vlerësuara nga kolegët dhe shoqëria.

Në vitet që pasuan, Zela e zhvilloi karrierën e saj më tej, duke u angazhuar edhe në aktivitete që përfshinin ndihmën ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Disa vite më parë, ajo mori një rol të rëndësishëm si drejtuese në një qendër komunitare pranë Bashkisë së Librazhdit, e cila u ofron ndihmë dhe mbështetje personave me aftësi të kufizuara.

Edhe sot, në moshën 73-vjeçare, Zela vazhdon të punojë në këtë qendër, duke ofruar jo vetëm mbështetje praktike për individët që kanë nevojë, por edhe duke ofruar mundësi për studentët që duan të kontribuojnë si vullnetarë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!