Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin

schedule17:06 - 4 Janar, 2019

schedule 17:06 - 4 Janar, 2019

Të shesësh bashkëshortin për 18 euro në eBay. Është kjo ideja e një gruaje gjermane nga Hamburgu e cila në ofertën e saj bën të ditur se çmimi është i negociueshëm, ndërsa në momentin që e blejnë, askush nuk mund ta kthejë sërish.

Një grua 40-vjeçare nga Hamburg, në Gjermani, e lodhur nga bashkëshorti i saj, vendosi ta nxjerrë në shitje në eBay. Lajmi është konfirmuar nga “Berliner Morgenpost”. “Bashkëshort i përdorur”, ishte ky titulli i lajmërimit që më pas vazhdonte: “Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe do e lija me kënaqësi. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni. Çmimi? 18 euro, të negociueshëm”.

Për të përditshmen “Berliner Morgenpost”, gruaja tregoi se pas shtatë vitesh martesë, ajo nuk e dëshironte më dhe kishte vendosur ta shiste. Sipas saj lajmërimi kishte shkuar shumë mirë duke i sjellë shumë oferta. Por lajmërimi i saj u fshi nga eBay, ditën e nesërme pas publikimit./abcnews.al