Gripi stinor, specialistet në Spitalin Hygeia flasin për grupet e riskut dhe rekomandojnë vaksinën

schedule18:53 - 13 Tetor, 2020

schedule 18:53 - 13 Tetor, 2020

Mbërritja e stinës së vjeshtës e ndryshimi i temperaturave sjell edhe gripin stinor.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Hygeia dr. Valbona Gashi tregon nga se shkaktohet gripi dhe cilat janë grupmoshat më të prekura.

“Shkaktohet nga disa lloje virusesh. Më kryesorët janë ato të tipit A dhe B dhe janë këto që shkaktojnë gripin sezonal endemik, që ndodh gjatë vjeshtë-dimrit. Çdo njeri është i prekshëm nga gripi. Por janë shpesh moshat aktive, fëmijët e moshat e mesme që infektohen më shpesh..”

Sipas mjekes simptomat e gripit stinor janë të ngjashme me virozat e tjera në qarkullim, por ka dhe disa specifika të vetat që zgjasin deri në 7 ditë ose për rastet më të rënda në 2-3 jave.

“Gripi ka disa simptoma paksa më specifike. Të cilat janë të dridhura, ethe, temperaturë, dhimbje të forta muskujsh, trupi, koke…rrufë, rrjedhje hundësh, anoreksi, dhe ndonjëherë edhe diarre…”

Mjekët specialistë rekomandojnë vaksinën e gripit jo vetëm për grupet e riskut, por edhe për gjithë pjesën tjetër të popullatës.

“Në këtë sezon ku kemi prani të shumë viruseve respiratore, përfshirë edhe koronavirusin për të cilin nuk ka një vaksinë, është shumë e rëndësishme që të paktën ndaj gripit ne të vaksinohemi. Rekomandohet që të vaksinohet e gjithë popullata. Por, në veçanti, grupet e riskut si fëmijët nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë…Vaksina është një nga mjetet më të rëndësishme parandaluese ndaj virusit të gripit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!