Gazmir Mani u kthye një vit e gjysmën më parë nga emigracioni në fshatin e tij Rreth-Kal të Dibrës. Ngriti një fermë dhe nisi të mbarështonte pula dhe zogj. Fillimisht bleu një inkubator ku vendosi vezët dhe kështu siguroi zogjtë e parë. Pas një viti e gjysmë ferma u zgjerua.
Investimi dhe përkushtimi i disa viteve punë ju shkatërrua për një javë. Gripi i pulave u përhap dhe në fermën e tij.
“Para një javë gjeta në mëngjes e unë 50 pula të ngordhura. Çova foto tek veterinerit dhe I groposa. e për 3-4 ditë vazhdonin të ngordhnin e të tjerat çdo ditë’, ka thënë ai.
Nuk i ka mbetur asnjë pulë.
“Më kanë ngordhur 580 pula dhe dhjetëra zogj”, është shprehur ndër të tjera fermeri.
Ferma është karantinuar për 28 ditë. I kanë mbetur vetëm disa zogj që i mbante të veçuar nga shpendët që u konfirmuan me grip të cilat po i mjekon.
Dibra është qarku i tretë në vendi ku është konfirmuar gripi i shpendëve. Për herë të parë u shfaq në tre stabilimente në Durrës, më pas në Prespë të Korçës dhe një ditë më parë në Dibër./abcnews.al